Futboll Sport

Nelson Dida inkurajon Brazilin: “Seleçao, skuadra favorite në Rusi 2018”

Nuk ka asnjë mëdyshje për Nelson Dida, Brazili është kombëtarja favorite për të ngritur Kupën e Botës. Ish-portieri i Milanit dhe i kombëtares braziliane në një intervistë për Sportmediaset ka deklaruar se: “Me Neymarin mundemi, ne të gjithë e mbështesim për të. Ai është ylli ynë”.

Por për portierin që ka ngritur edhe Kupën e Botës në vitin 2002, Naymar nuk është e vetmja pikë e fortë e kombëtares që do të paraqitet në Rusi 2018. Për të edhe gardiani i Romës, Alisson, do të jetë një prej më të mirëve në fushë, e që do të çojë drejt suksesit Brazilin.

“Ai është shumë i fortë, e prisja këtë sezonin të madh prej tij, ai ka ende shumë hapësirë për të rritur”, u shpreh Dida.

Related posts

FITUAN NDAJ FERONIKEL/ Faqja zyrtare e “Kuqezinjve” e cilëson historik udhëtimin në Prishtinë (VIDEO)

Delo.autor

Kante ka një lajm fantastik për Chelsean

Sadik.Autor

Chelsea, Diego Simeone mund të jetë pasardhësi i Conte

Q.Autor

Leave a Comment