Futboll Seria A Sport

NUK E DUAN NË “BERNABEU”/ Ekipi anglez sfidon Milan për sulmuesin Jovic

Luka Jovic do të largohet nga skuadra e Real Madridit këtë verë, pasi nuk është i lumtur. Drejtuesit e madrilenëve e kanë pranuar tashmë se ishte një lëvizje e gabuar dhe trajneri Zinedine Zidane nuk e ka në plane, ashtu siç nuk ka Bale dhe James Rodriguez.

Milani dhe Monacon ishin ekipet e interesuara për Jovic, por së fundmi ka dalë në skenë dhe skuadra e Newcastle. Ekipi anglez pritet të forcohet shumë për shkak të pronarëve sheikë që do të marrin klubin.

Një ofertë joshëse për Realin, por dhe për futbollistin në aspektin monetar do të bënte që serbi të kalonte në Premier League. Menaxheri i tij, Fali Ramadani, mbetet një nga agjentët më të mirët dhe më të mprehtë në treg, prandaj gjithçka mund të ndodhë.

Related posts

Serena Williams kalon në 1/16-at e “Wimbledon”, “ngec” Venus

Isa.Autor

JEP ALARMIN/ Sarri: Kemi humbur 3 lojtarë brenda 10 minutave, tani edhe…

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Është një nga objektivat kryesorë të klubit, Juventus hidhet në sulm për yllin “Zikaltër”…

Delo.autor

Leave a Comment