Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ 3 rënie radhazi nga kategoria në 3 kampionate të ndryshëm, ja kush është futbollisti më i pafat

Emmanuel Rivière është një lojtar francez që në tre sezonet e fundit ka rënë gjithmonë nga kategoria. Një mallkim i vërtetë për Riviere, i cili ka rënë nga kategoria në Premier League me Neëcastle, më pas në La Liga me Osasuna dhe në Ligue 1 me Metz.

Mund të thuhet se Emmanuel nuk ka patur fat me zgjedhjet që ka bërë. Sulmuesi francez i krahut, i cili dukej se do të kishte një karrierë të suksesshme, pas aktivizimit me Saint-Etienne, Toulouse dhe Monaco ka regjistruar tre sezone zhgënjyese të njëpasnjëshme.

Është e vështirë të bëhet më keq se kaq dhe për ta bërë rekordin e tij të paprekshëm ai rënë nga kategoria me 3 skuadra të ndryshme në 3 kampionate të ndryshëm. Tani, Riviere do të vihet në kërkim një skuadre të nivelit të lartë, me synimin për të shmangur rënien e katërt radhazi nga kategoria.

Related posts

E PABESUESHME/ Historia e arbitrit të Laçit, si i humbën valixhet në Rinas

Isa.Autor

SHKËLQEN TEK SASSUOLO/ Talenti shqiptar dopietë në miqësore

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Sulmuesi Ngo: Mund të rikthehem tek “Bardheblutë”, ja cila skuadër është favorite

Delo.autor

Leave a Comment