Formula 1 Sport

Formula 1/ Vettel flet për shokun e ri të skuadrës: Mund të jetë Hamilton?

Çelësi i suksesit për Sebastian Vettel do të jetë po të rigjejë sa më shpejtë fitoren e tij të parë në cirkuitin e qytetit të Montekarlos. Gjermani në konferencën për shtyp ka thënë: “Besoj se ajo që kanë thënë të tjerët është e drejtë, Barcelona nuk ka qenë një garë pozitive për ne. Të shtunën kemi qenë më mirë, më pas në garë shkoi ashtu. Kishim disa ide dhe besonim se mund të kushtëzonim garën. Por, këtu pista është ndryshe, atë që kam vënë re mund të më shërbejë që të shkojmë shumë më para”.

Gjermani ka vijuar që të flasë edhe për prospektivat për këtë garë: “Makinat me timon të gjatë kanë shkuar përherë mirë këtu, ne nuk jemi ulur në një autobus. Kemi ëprmirësuar makinën zyrtare në të gjithë sektorët”.

Në fund jep një mendim për të ardhmen e shokut të skuadrës: “Leclerc duhet të vijojë në rrugë të mendojë vetëm për këtë moment. Duhet të injorojë fjalët që shpesh na rrethon. Me mua te Ferrari? Nuk jam unë ai që firmos kontratat, duhet t’ia kërkojë Arrivabene-s. Besoj se në garat e bëra deri më tani ka treguar vlerat e tij. Hamilton te Ferrari? Nuk më shqetëson por jam i lumtur me raportin që kam me Kimi-n. Nuk mund të di se çfarë mund të ndodhë, por jam i qartë që ka prioritet Mercedes-in dhe një ndryshim i mundshëm do të ishte surprizë. Jam i lumtur që jam këtu”.

Related posts

ËSHTË “XHEVAHIRI” I REAL MADRID/ Vinicius Junior nën ritmet e muzikës shqiptare, shikoni këngën e kujt dëgjon (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Një debutues siguron “pole position” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Delo.autor

YLLI GOMEZ DREJT LARGIMIT NGA ATALANTA/ Drejtori sportiv i Milan-it: Ne nuk duam të përfshihemi në këtë çështje

Delo.autor

Leave a Comment