Futboll Premier League Sport

Guardiola: Një tjetër trajner shumë i aftë vjen në Premier League

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka përgëzuar Unai Emry, që është zgjedhur trajneri i ri i Arsenal. 46-vjeçari Emery, i cili ka lënë Paris Saint-Germain, pas dy vitesh në Ligue 1, do të zëvendësojë Arsene Wenger në “Emirates Stadium”, pasi ka firmosur një kontratë tre-vjeçare nga e cila do të fitojë 6.5 milionë euro në sezon.

Guardiola e ka pasur si kundërshtar spanjollin kur ai drejtonte Valencia me të cilin arriti në Champions League, përpara se të shkonte te Sevilla ku fitoi tre tituj të Europa League.

“Karriera e tij flet vetë, ai ka bërë një punë perfekte në Spanjë me Sevilla dhe Valencia dhe bëri mirë në Francë, – tha Guardiola për “Sky Sports”. – E mirëpres në sfidat që do të kemi në Angli. Një tjetër trajner i mirë, shumë i aftë, vjen në Premier League.”

Related posts

PAS TRANSFERIMIT TEK…/ Tifozët e mirëpresin Peter Crouch me një kryevepër (FOTO)

Delo.autor

“RONALDO KA DHE NJË VIT KONTRATË ME KLUBIN”/ Trajenri Pirlo: Duhet të fitojmë ndaj Sasuolos që të vëmë nën presion Inter

Delo.autor

Edgar Çani nuk llogaritet më, Partizani synon sulmuesin e ekipit Shpresa

Isa.Autor

Leave a Comment