Bundesliga Futboll Sport

Mundi Bayern-in në finale, tani kërkon të bashkohet me Kovac

Pas lajmeve që qarkullonin se Niko Kovac po mendon të marrë te Bayern Kevin Vogt në rast të largimit të Jerome Boateng, është një tjetër lojtar i Eintracht Frankfurt që shpreson të luajë me Bayern Munchen sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Ante Rabic, kroatin që shënoi në fitoren e javës së karluar në Berlin, duke i kushtuar Bayern-it dopoetën e trofeve. Në një intervist ëpër “Goal.com” kroati shprehet i gatshëm që të bashkohet me Niko Kovac edhe në Bavari.

Rebic mund të luajë mjaft mirë si sulmues kryesor por edhe në krah të majtë dhe faktikisht mund t’I bënte punë Bayern-it. 24-vjeçari ka agresivitetin dhe shpejtësinë në lojë, karakteristika që aq shumë pëlqehen në Mynih. Por edhe pse këmbëngul se nuk e mendon një transferim, Rebic e pranon se do të ishte shumë e vështirë t’I thotë “jo” Bayern-it.

“Unë dhe Niko Kovac kemi bashkëpunuar gjithmonë shumë mirë bashkë. Kemi qenë të dy te skuadra e të rinjve dhe më pas te skuadra e parë. Më pëlqen shumë të punoj me të. Fatmirësisht për të, ai po shkon te Bayern dhe do të shohim se si do të shkojnë punët”, tha Rebic. “As nuk e mendoj një transferim, tani dua vetëm të pushoj sepse sezoni ishte i gjatë. Por nëse telefonon Bayern do të ishte e vështirë të thoja jo”.

Rebic ka shënuar 9 gola këtë sezon me Frankfurtin dhe nuk është se nuk do t’I bënte punë Bayern-it pavarësisht rinovimeve me Ribery dhe Robben, si dhe rikthimit të Gnabry./

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: “Çmendet” PAOK, shënon 3 gola për 17 minuta në transfertë (VIDEO)

Isa.Autor

I JEP FUND REZULTATEVE NEGATIVE/ Inter shkatërron Sassuolo-n dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

LAMTUMIRË SI KAMPION? Messi shkëlqen në këtë fillim viti, nisja e dytë me e mirë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment