Futboll Sport

Humbi penalltinë ndaj ish-ekipit, kampioni i botës akuzohet nga tifozët

Një vit pas transferimit te Spezia, Alberto Girlardino pritet të largohet. Ditën e premte thuhet se ai do t’i komunikojë klubit largimin e tij. Kampioni i Botës thuhet se e ka vendosur klubin e ardhshëm, por akoma nuk e ka konfirmuar.

Alternativa mund të jetë që ai të qëndrojë te Spezia, si pjesë e stafit teknik ose menaxher. Por mesa duket tifozët e ekipit nuk janë dakord me këtë lëvizje, dhe duan largimin e tij.

Ishte pikërisht ai që humbi penalltinë ndaj ish-ekipit të tij Parma. Një ndihmë e madhe në retrospektivë, duke parë që ka ndihmuar Parma-n të ngjitet në Serie A.

Penallti e humbur me dashje?

Gilardino është sulmuar nga një grup tifozësh në qendrën stërvitore të Spezia-s. Dhe kjo mbase mund të ketë bindur sulmuesin të largohet përfundimisht.

Akuzat e tifozëve që kanë cënuar moralin dhe integritetin e tij do të detyrojnë ish-lojtarin e Milan të largohet pas 6 golave në 16 ndeshje.

Related posts

FITORE MINIMALE NË AZERBAJXHAN/ Mesfushori shqiptar fiton Kupën nga … tribuna

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Nejmar i ofrohet skuadrës së madhe europiane

F.autor

“EURO 2020″/ Zhvilloi performancë fantastike, ja kush është zgjedhur nga UEFA njeriu i ndeshjes Zvicër-Turqi…

Delo.autor

Leave a Comment