Futboll Sport

Usain BOLT ia del mbanë/ Australianët e Mariners i ofrojnë kontratë 2-vjeçare

Pak ditë më parë, Usain Bolt refuzoi një kontratë 2-vjeçare nga Malta, nga skuadra e La Valletta. Por ish-sprinteri xhamajkan ka marrë sot lajmin e mirë se ekipi australian i Central Coast Mariners, me të cilin po stërvitet prej më shumë se një muaji, i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “The Australian”, sipas së cilës xhamajkani e ka kaluar provën dhe mund të luajë si futbollist profesionist.

Usain Bolt është rekordmen bote në 100 dhe 200 metra në atletikë, sport të cilin e ka braktisur një vit më parë, kur vendosi t’i dedikohet tërësisht futbollit. Që prej shtatorit, xhamajkani po stërvitet me ekipin e A-League në Australia, Central Coast Mariners, madje duke u aktivizuar edhe në dy miqësore. Në takimin e dytë ai realizoi edhe dy gola, çka ka bindur stafin drejtues të këtij ekipi t’i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare.

Duket se 32-vjeçari nga Xhamajka ia doli mbanë të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe të luajë futboll me një ekip profesionist, çka mund t’i hapë dyert në të ardhmen për të luajtur në nivele edhe më të larta, pavarësisht moshës. Ëndrra e Usain Bolt është që të luajë me Manchester United, skuadrën e tij të zemrës.

Related posts

“LAZIO MË PËRSHTATET SHUMË”/ Muriqi largohet nga Turqia: Dua të luaj për klube të mëdha

Delo.autor

PËRFUNDON JAVA E 33-TË NË SUPERIORE/ Ja rezultatet dhe gola e 4 sfidave kryesore

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ E zyrtarizon vetë futbollisti, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Prishtinën

Delo.autor

Leave a Comment