Futboll Sport

Hajduk Split humb finalen e Kupës, por në fund uron gjyqtarët! FOTO

Pas kampionatit, Dinamo e Zagrebit ka fituar edhe Kupën e Kroacisë për të 15-tën herë në historinë e vet, pasi ka mundur në final Hajduk Splitin falë një goli të Gavranovic në minutën e 55-të të takimit. Por më shumë bujë në media ka bërë reagimi i skuadrës humbëse.

Në fakt, fill pas disfatës 1-0, skuadra e mundur ka “uruar” përmes profilit zyrtar në rrjetin social Twitter në mënyrë shumë sarkastike gjyqtarët, të cilët u bënë protagonistë pasi bënë shumë gabime dhe mbajtën dukshëm anë në vendimet e tyre.

Cicërima – Një fjalë e vetme emblematike shfaqet në postimin e klubit kroat, Hajduk Spalato: “Cestitamo”. Urimet direkte për gjyqtarët, të cilët shfaqen në foton e publikuar. Një gjykim që ka pasur të paktën tre vendime të diskutueshme: një pozicion jashtë loje inekzistent i dhënë gjatë kohës që ndeshja ishte 0-0, një penallti e paakorduar në minutën e 28-të dhe një tjetër penallti që nuk u dha në minutat e fundit pas një faulli mëse evident të lojtarit me origjinë shqiptare Arijan Ademi. Protesta e lojtarëve në fushën e lojës vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes, kur klubi përmes profilit zyrtar në Twitter ka vendosur të marrë një pozicion mëse të qartë.

Related posts

E PABESUESHME/ Guardiolan bëhet me dhimbje koke, Wolves shënon gol me… (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Mason Greenwood i shtang të gjithë, mendon martesën me vajzën që e akuzoi për përdhunim

F.autor

HARRON KANE DHE MBAPPE/ Real Madrid ofron 74 milionë euro për yllin e “Topçinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment