Futboll Sport

NJË DITË DHE NJË ORAR/ Kalendari i dy javëve të mbetura në Kategorinë e Parë

Vora është shpallur kampione në Kategorinë e Parë dhe nga sezoni i ri do jetë pjesë e elitës së futbollit në vend, ndërsa në dy javët e mbetura gara do jetë për vendin e dytë dhe zonën play-off, si edhe atë play-out.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë tanimë me dije edhe kalendarin e dy raundeve të mbetura në të Parën, me ndeshjet që luhen në një ditë dhe në një orar.

Java e 32-të do të luhet të dielën më 13 prill, në orën 15:00, ndërsa java e fundit (java e 33-të) do të zhvillohet të dielën e 20 prillit, po në orën 15:00. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në Superligë.Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të renditur në Superligë.

JAVA 32

Flamurtari – Erzeni, 13.04.2025 15:00

Besa – Vora, 13.04.2025 15:00

Burreli – Valbona, 13.04.2025 15:00

Pogradeci – Kukësi, 13.04.2025 15:00

Kastrioti – Apolonia, 13.04.2025 15:00

Lushnja – Korabi, 13.04.2025 15:00

JAVA 33

Apolonia – Lushnja, 20.04.2025 15:00

Erzeni – Kastrioti, 20.04.2025 15:00

Vora – Flamurtari, 20.04.2025 15:00

Kukësi – Burreli, 20.04.2025 15:00

Korabi – Pogradeci, 20.04.2025 15:00

Valbona – Besa, 20.04.2025 15:00

Related posts

RRËFIMI TRONDITËS/ Modelja 50-vjeçare: Futbollisti i kombëtares franceze më ofroi 50 mijë euro për një natë

Delo.autor

“PA ATA NUK DO TË ISHA ATY KU JAM”/ Ylli Mbappe rrëfen mbi të ardhmen dhe ia kalon vendimin familjes

Delo.autor

NGA SIÇILIA ME ZEMER SHQIPËRINË/ Arbëreshët ruajnë traditat dhe me mesazhe!

Isa.Autor

Leave a Comment