Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT PA TIFOZË/ Partizani ndien presionin, klubi bën lëvizjen “strategjike”…

Partizani i zhgënjeu dje tifozët e munguar në stadium, me humbjen 2-1 ndaj Luftëtarit, në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje u luajt në “Elbasan Arena” dhe shërbeu për t’u konsumuar gjysma e dënimit të dhënë nga Disiplina për mbështetësit e kuq. Gjysma tjetër duhej kryer në sfidën e fundjavës, kësaj here në kampionat, të dielën ndaj Teutës.

Mirëpo, klubi 15 herë kampion i vendit ka vendosur ta shlyejë financiarisht, siç e parashikon rregullorja përkatëse, duke i kthyer tifozët në “Selman Stermasi” që në përballjen me “djemtë e detit”. Një sfidë delikate, kundër një rivali mjaft potent, në kohën e ngushtimit të distancës së pikëve nga vendi i dytë, që shërben për të dhënë “kushtrimin” te Partizani.

Ky kushtrim i drejtohet edhe “lojtarit të 12-të”, të cilit i krijohet mundësia të jetë sa më i shumtë në numër, për ta përkrahur skuadrën e zemrës në një moment jo fort pozitiv, në pjesën vendimtare të kampionatit.

Ja njoftimi i Partizanit:
“Klubi njofton se ka vendosur të shlyejë financiarisht gjysmën e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe të rikthejë publikun në stadium për takimin e ditës së diel, ndaj Teutës. Skuadra ka nevojë për lojtarin e 12-të, të dhurojmë mbështjetje masive, atmosferë festive, siç e ka traditë vetëm familja e kuqe”.

KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 25FK PARTIZANI – KF TEUTADatë 17 Mars ora 17:00, stadiumi "Selman Stërmasi"Klubi njofton…

Gepostet von FK Partizani Albania am Mittwoch, 13. März 2019

Related posts

ZBULOHET DËSHIRA E MADHE/ Tomori ka objektiv të festojnë siç duhet, vetëm elitë për 100-vjetorin

Delo.autor

Ish-lojtari i kombëtares e ka me Panuçin: Futi ndonjë picë

Sadik.Autor

Firmino shijon pushimet me gruan e tij në prag të finales së madhe (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment