Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Zyrtare, Rodri është tashmë lojtar i Atletico Madridit

Rodri është tashmë një lojtar i Atletico Madrid. Të dyja klubet, “rojiblanco” dhe Villarreal kanë bërë zyrtar transferimin e mesfushorit për pesë sezonet e ardhshme.

Të dyja klubet kanë arritur një marrëveshje ekonomike për ndërkombëtarin spanjoll. Në këtë mënyrë, lajmi që në muajt e fundit e ka lidhur mesfushorin e ri me Atletico Madrid është konfirmuar.

Futbollisti i lindur në Madrid do të bëhet kuq e bardhë që nga 1 korriku. Ai do ta bëjë lamtumirën nga ekipi i verdhë përmes një konference shtypi këtë të premte, në orën 12:30.

Rodri kthehet në klubin, në të cilin u formua në fillimet e tij si futbollist. Ai luajti për pesë vite në kategoritë më të ulëta, para se të bashkohej me Villarreal në vitin 2013.

Related posts

RINOVIM PËR RAHEM STERLING/ Tani është anglezi më i paguar

Isa.Autor

BARCELONA-JUVENTUS/ Ja 5 arsye pse “Bardhezinjtë” shpresojnë të marrë vendin e parë në “Camp Nou”…

Delo.autor

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ Tirana nis me zakonin e gjobave, dënohen futbollistët e…

Delo.autor

Leave a Comment