Futboll La Liga Sport

Barcelona gjen zëvendësuesin e Luis Suarez…

Barcelona po përgatitet për një investim të jashtëzakonshëm në merkato, për të zëvendësuar Luis Suarez. “Don Balon” ka shkruar se katalanasit, pasi fituan titullin e shtatë në dhjetë sezonet e fundit në La Liga, po planifikojnë largimin e Suarez dhe në vend të uruguaianit pritet që në “Camp Nou” të shkojë Harry Kane.

Faqja spanjolle në internet ka shkruar se Barcelona ka përgatitur një investim prej 250 milionë eurosh për të marrë “yllin” e Tottenham, ku përfshihet paga e tij e sezonit të parë dhe paràtë që do t’i jepen londinezëve.

Kane ka shënuar 81 gola në 102 ndeshje të luajtura në Premier League në tre sezone si titullar me Tottenham dhe kjo ka bindur Barcelonën të investojë 250 milionë euro

Related posts

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ SPANJËS/ Sulmuesi Chiesa: Bukur të sfidoj Moratën, por dua edhe një fitore për…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Galliani: Kaosi në futboll për shkak të epidemisë? UEFA fajtore!

Delo.autor

PAS 10 MUAJSH PA HUMBJE NË KAMPIONAT/ Juventus i shkakton disfatën e parë “Kuqezinjve” dhe ngushton distancën me kreun

Delo.autor

Leave a Comment