Futboll Seria A

Fiorentina/ Pioli: Romagnoli meritonte jo 1 por 2 kartona të kuq

Stefano Pioli ishte i zemëruar pas barazimit 1-1 të Fiorentinës me Milanin, duke pretenduar se faulli i Alessio Romagnolit duhej të kishte marrë jo 1 por 2 kartona të kuq.

Trajneri është shprehur i irrituar pas ndërhyrjes së rëndë të Romagnolit gjatë një aksioni të Fiorentinas ndaj Giovanni Simeones.

“Kemi keqardhje për rezultatin. Milan u mbyll në mbrojtje me 11 lojtarë dhe ne duhej të merrnim iniciativën, “tha trajneri për Sky Sport Italia.

“Incidenti i Romagnolit ishte vendimtar dhe nuk mund ta kuptoj pse ai nuk është ndëshkuar. Sipas mendimit tim, ai meritonte jo 1 por 2 kartona të kuq.”

“Kishte shumë skepticizëm në fillim, por ne po bëhemi një ekip i mirë dhe vazhdojmë të përmirësohemi. Ne me të vërtetë duhej të fitonim ndeshje si kjo, pasi kemi pasur disa shanse dhe jemi ndëshkuar vetë nga 1 episod.”

Pioli habiti të gjithë duke lënë fillimisht yllin Federico Chiesa në stol.

 

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Kukësi – Partizani, aktivizohet afrimi më i ri…

F.autor

PAS BARAZIMIT ME FIORENTINËN/ Ja si vlerësohet nga media italiane Dermaku

Delo.autor

MERAKTO E JANARIT/ Inter pranë goditjes së parë, zëvendësuesi i Handanovic zbarkon në Milano

Delo.autor

Leave a Comment