Futboll

Eibar – Real: Mbyllet pjesa e parë, shënon Cristiano Ronaldo

Reali po fiton 0-1 kundër Eibarit me golin e Ronaldos.
Është mbyllur pjesa e parë mes Eibarit dhe Real Madridit, ku po fitojnë mysafirët me rezultat minimal 0-1.

Golin për ekipin e Zinedine Zidane e realizoi Cristiano Ronaldo në minutën e 34’ pas një asistimi të mrekullueshëm nga ana e Luka Modric.

Eibar kishte disa mundësi të mira shënimi në 15 minutat e para, por nuk e dërguan asnjë herë topin në rrjetë.

Realit iu dëmtua një lojtar në pjesën e parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Raphael Varane, i cili lëshoi fushën e lojës në minutën e 28-të, vendin e tij e zuri Nacho Fernandez.

Related posts

Bale te Liverpool, zbulohet prapaskena e merkatos

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Milan kërkoi Paulo Dybalan në merkaton e verës, por…

Delo.autor

Turpërohet në ‘Stamford Bridge’ nga Bournemouth, Conte: Po bëj punë të shkëlqyeshme

Q.Autor

Leave a Comment