Futboll Sport

Kontrata 3-vjeçare për dy talentet shqiptarë të Zyrihut

Dy shqiptarë kanë nënshkruar për ekipin e parë të Zyrihut në Zvicër. Toni Domgjoni ishte i pari që nënshkroi kontratën profesionale disa ditë më parë, i cili do të jetë për tre vite pjesë e ngjyrave të skuadrës së kryeqytetit zviceran. Ka lindur më 4 shtator 1998 dhe është pjesë e ekipit mesfushës së ekipit U-19 të Zvicrës.

Ndërkohë që pas tij la qenë radha e Lavdrim Rexhepit për të nënshkruar kontratën e parë profesionale. Ai do të jetë pjesë e këtij ekipi deri në fund të qershorit të vitit 2022. Rexhepi, i lindur më 12 shkurt 1998 luan në rolin e mesfushorit me tipare sulmuesi dhe shihet si një nga lojtarët e së ardhmes së skuadrës zvicerane.

Debutimi i tij i parë me fanellën e Zyrihut ka qenë më 18 shkurt të këtij viti, në barazimin 1-1 kundër Luzernit në Superligën e Zvicrës. Qysh prej asaj kohe ai ka luajtur edhe në dy takime të tjera në elitën e futbollit zviceran, duke i dhënë shansin më të mirë vetes për një kontratë profesionale, të cilën sot e ka në dorë.

Në ndryshim nga Toni Domgjoni, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me fanellën e Zvicrës. E ardhmja ndërkombëtare e tij është në dilemë. Ofertat nuk mungojnë as nga Kosova e Shqipëria, por do të shihet në përfundim se ku do të shkojë ai. 

Related posts

“MUND TË BËHET NJË NGA MË TË MIRËT NË ROLIN E TIJ”/ Conte: Ja çfarë duhet të bëjë Dier

Delo.autor

Hamsik: Napoli meriton Scudetton

Q.Autor

SFIDA NDAJ FIORENTINËS/ Bonera karikon “Kuqezinjtë”: E dimë mirë çfarë duhet për ruajtur kreun e Serie A

Delo.autor

Leave a Comment