Futboll Sport

Suker: Nga “Anfield Road” nis festivali i futbollit

Dikur lojtar i kombëtares tani presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, beson që fillimi i turneut global të kombëtares se Brazilit dhe Kroacisë nga stadiumi i Liverpool do të fillojë festivalin e futbollit në botë

Suker është njëri prej sulmuesve më të mëdhenj që njeh Europa, asnjëherë nuk ka qenë më i lumtur sesa tani kur Brazili dhe Kroacia do të fillojnë “festivalin e futbollit” në Anfield me turneun e Brazilit që është quajtur “”Brasil Global Tour”.

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Real Madridit e kishte vizituar kështjellën e Reds vetëm njëherë si lojtar në gusht të vitit 1999 ku bashkë me Arsenalin humbën me rezultat 2-0.

Presidenti i Federatës së Kroacisë, Suker ishte top golashënues me gjashtë gola në Botërorin e 1998.

“Anfield është njëri prej stadiumëve më karizmatik dhe ka një klub të madh aty”, tha Suker, i cili ka 69 ndeshje me Kroacinë dhe ka shënuar 45 gola.

“Të gjitë ata që kanë mundësi ta vizitojnë stadiumin e Liverpoolit e shijojnë atë. Lojtarët kroat do të jenë aty bashkë me tifozët kroat; do të jetë një ndeshje e bukur për tu shikuar pasi që paraprin një festivali të madh futboll që do të mbahet gjatë verës”.

Related posts

Ronaldo shkakton ankth dhe frikë, ja çfarë po ndodh në stërvitje…

Delo.autor

GOL FANTASTIK/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në kompeticionin Europian (VIDEO)

Delo.autor

ALTRUIST DHE MODEST/ MESSI i thur ELOZHE yllit argjentinas: Më quani si ai

Isa.Autor

Leave a Comment