Futboll Seria A

Koincidenca e pabesueshme e Marek Hamsik që vërteton se asgjë nuk ndodh rastësisht

Në Napoli numri 17 normalisht është një numër tersi, është numri i…më mirë të mos e dini, por ka përjashtime që konfirmojnë rregullin.

Dhe një nga këta është Marek Hamsik, kapiteni napolitan që vesh fanellën me numrin 17 në fakt. Ironia e fatit.

Por çfarë ndodhi me këtë numër gjatë ndeshjes së mbrëmshme?

Epo, diçka e pabesueshme. Kapiteni, i cili së fundmi ka thyer rekordin e Maradona-s për golat e shënuar me fanellën e kaltër, shënoi golin e tij të 117-të në minutën e 17-të në ndeshjen e fundit të 2017.

Koincidenca të çuditshme, por siç thonë të mençurit “asgjë nuk ndodh rastësisht”.

Pasi u zhbllokua ndaj Torinos, Marek ka shpërthyer në ndeshjet e fundit, duke shënuar ndaj Sampdoria-s një gol vendimtar, dhe të njëjtën gjë bëri ndaj skuadrës së Zenga-s.

Edhe Sarri është dakord: “Kur zhbllokohet Hamsik, të gjithë të kenë kujdes.”

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Arsenal mposht me përmbysje Benfica-n dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Premier League/ Chelsea – Huddersfield, londinezët synojnë një vend në Champions

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Hazardi i vogël ndëshkon dy herë Zvicrën, ja rezultatet (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment