Futboll La Liga Sport

“NUK MË INTERESOJNË OPINIONET PËR VAR”/ Zidane: Real Madrid një nga klubet më të rëndësishëm në histori

Zinedin Zidan ka folur në konferencën para ndeshjes me Granadën në kampionat. Francezi tregoi se ishte java më e vështirë e sezonit në aspektin fizik, por siguroi se e vetmja gjë që kanë në mendje lojtarët është t’i marrin sfidat me radhë.

Shumë është folur në ndeshjet e fundit për VAR-in që po ndihmon Real Madridin, por Zidanit nuk i intereson kjo gjë. “Nuk më intereson kur njerëzit flasin për këtë gjë. Të gjithë mund të japin mendimin e tyre por Real Madrid është Real Madrid, një ndër klubet më të rëndësishme në histori. Të gjithë mund të japin mendimin e tyre, por unë nuk do përfshihem në opinionet e të tjerëve. Ne po japim gjithçka në fushë dhe kjo është ajo që më intereson “.

Zidan u shpreh i lumtur edhe me portierin e tij që ka qenë fantastik këtë sezon. “Skuadra është e balancuar dhe unë jam i lumtur me punën në mbrojtje të Kurtuas dhe të gjithë skuadrës. Kjo skuadër gjithmonë dëshiron të arrijë gjëra të mëdha”, përfundoi Zidan.

Related posts

PROJEKT “GALAKTIKËSH”/ Kane-Bellingham, Reali fiksohet pas anglezëve. Perez shënjestron edhe yllin e Chelsea

F.autor

“NE I BËMË OFETË”/ Drejtori i Barcelonës zbulon: De Ligt iu bashkua Juventus për të fituar…

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Merkato drejt fundit, vjen LARGIMI i radhës nga BARCELONA

Isa.Autor

Leave a Comment