Futboll Premier League

Liverpooli pranë Goretzkas, Emre Can drejt Juves

 Liverpooli nuk po përmbahet në merkato, edhe pse zyrtarisht lëvizjet e futbollistëve mund të ndodhin vetëm në janar.
Pasi siguroi shërbimet e mbrojtësit holandez, Virgil Van Dijk, për shumë rekord përnjë mbrojtës (84 milionë euro), “The Reds” janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e Schalkes dhe të Kombëtares Gjermane, Leon Gortzka. Transferimi i 23-vjeçarit, që kërkohet nga gjysma e Europës, do të ndodhë me parametër zero në fund të sezonit.
Bashkë me Naby Keita, do të formojë dyshen e ëndrrave në mesfushën e Liverpoolit, për të harruar sa më parë Emre Can, që gjithashtu do të largohet me parametër zero nga “Anfield”, për t’iu bashkuar Juventusit në Serinë A. Rol të rëndësishëm në bisedimet mes Liverpoolit dhe Goretzkas po luan trjaneri Jurgen Klopp, që i siguron talentit gjerman vendin e sigurt në formacion.

Related posts

Tottenahmi shfaq interes për Andre Gomesin e Barcelonës

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Zbulohet arsyeja përse MODRIC nuk FIRMOSI me Man City

Isa.Autor

KUSHTON 60 MILIONË EURO/ Real Madrid dhe “Djajtë e Kuq” përplasin “brirët” për lojtarin e Interit…

Delo.autor

Leave a Comment