Të tjera

Serena Williams humbet në debutim, Federer e nis me fitore

 Serena Williams është mundur 2-1 (6-2, 3-6, 10-5) nga tenistja letoneze Jelena Ostapenko në ndeshjen e saj të parë pas gati një viti pushim dhe 4 muaj pas lindjes. Ish-numri 1 në botë ka luajtur sot në turneun “shoë” të Abu Dhabit, ku përballë saj ishte numri 6 në botë, në një ndeshje me rivalitet.
Serena nuk ishte ende në formën e saj optimale, por tregoi grintë në fushë dhe e kërkoi fitoren edhe pse rivalja e saj është 16 vjet më e re në moshë. Pas ndeshjes, tenistja amerikane, përmes një mesazhi tha: “Isha e shqetësuar për vajzën time. Ishte ndeshja e parë pas një pushimi të gjatë dhe nuk ishte e lehtë për mua”.

Tenisti zviceran Roger Federer

Po sot ka debutuar për sezonin e ri edhe tenisti zviceran Roger Federer, që merr pjesë në turneun për shtete të “Hopman Cup”, që zhvillohet në Australi. Madje ai ka luajtur në dy ndeshje dhe i ka fituar të dyja. Në lojën teke, Federer mundi 2-0 (6-4, 6-3) japonezin Yuichi Sugita.

Ndërsa në lojën dyshe mikse, së bashku me patrioten Belinda bencic, ata fituan 2-1 me përmbysje ndaj dyshes japoneze Osaka-Sugita (4-2, 1-4, 3-4). Federer tregoi një formë të mirë sportive dhe se është gati për grand slemin e Australian Open, që nis pas dy javësh në Melburn.

Related posts

SPORTISTI SHFRENON FANTAZINË/ Atleti pret finishin në mënyrë të PABESUESHME duke…(VIDEO)

Isa.Autor

Revolucion në NBA, vjen linja e 4-pikëshit

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Kina i kthehet jetës: mijëra garues në maratonën e parë post-COVID-19 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment