Sport

Vidal kërkon rikthimin te Juventusi

Arturo Vidal thuhet se është i interesuar të rikthehet te ish-skuadra e tij, Juventusi, raportojnë mediat italiane.

Mesfushori kilian është njëri nga më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe për këtë ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Njëra nga to është skuadra italiane Napoli, që e dëshiron atë si dhuratë për trajnerin e ri, Carlo Ancelotti.

Vidal ka pasur katër sezone brilante te Juventusi

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se mesfushori i Bayernit ka diçka tjetër në mendjen e tij për destinacionin e radhës.

Sipas mediumit italian Calciomercato, kiliani Vidal shpreson të ribashkohet gjatë verës me ish-skuadrën e tij, Juventusin.

Me kontratën e Vidal që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayern mund të fitojë para nga ai, në vend që ta humbasë atë për verën e ardhshme të lirë.

Related posts

NËSE MESSI IKËN NGA BARCELONA? Argjentinasi do të paguhet nga katalanasit deri në vitin 2025

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Roma në “Allianz Stadium”, rezultati 1-0

Delo.autor

“DO TË LUFTOJMË PËR TITULL”/ Conte: Tottenhami, sfida ime më e vështirë

Delo.autor

Leave a Comment