Sport

Agjenti: Real Madridi ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë eurosh për Asension

Real Madridi ka hedhur poshtë dy oferta prej 150 milionë eurosh për Marco Asensio, sipas agjentit të mesfushorit spanjoll.

Asensio, 22 vjeç, filloi vetëm 19 nga 32 paraqitjet e tij në La Liga këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola.

Spanjollja nënshkroi kontratë të re me Realin vitin e kaluar, duke e zgjeruar marrëveshjen e tij deri në vitin 2023, me një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh.

Asensio është njëri nga lojtarët më premtues në botë 

“Madridi ka marrë dy oferta për Marco Asension, deri në 150 milionë euro, por klubi i ka refuzuar”, ka thënë fillimisht Gaggioli për Cadena SER.

“Ai ka një të ardhme të jashtëzakonshme”.

“Ju mund të imagjinoni se ato oferta vijnë nga Anglia, sepse ata mund ta përballojnë atë pa asnjë problem”.

 “Ata madje mund të ngritin edhe më shumë ato oferta”, përfundoi agjenti i mesfushorit

Related posts

FEDERICO KIEZA TEK “ZONJA E VJETËR”? Flet drejtori sportiv i Fiorentinës: Sulmuesi duhet të kuptojë…

Delo.autor

NDRYSHON AXHENDA/ Spostohet ndeshja Partizani-Apolonia. Ja kur do të luhet…

Delo.autor

E ARDHMJA E UELLSIANIT DREJT LARGIMIT/ Real Madridi sakrifikon Bale për galaktikun…

Delo.autor

Leave a Comment