Futboll

KAMPIONATI SHQIPTAR Bashkia “lan duart”/ tregon kush ishin përgjegjësit për rënien e Vllaznisë

Vllaznia zbriti nga Superiorja, duke hidhëruar pa masë tifozët e saj. Kryeqendra e veriut e ka flamurin “gjysmështizë” me këtë rast, ndërkohë që kryqëzohen futbollistët kuqeblu, drejtuesit e tyre me në krye presidenten-kryebashkiake, Voltana Ademi. Klubi ka reaguar përmes një deklarate për shtyp në lidhje me situatën:

“Vllaznia është sot në një moment shumë të vështirë. Rënia nga Superliga është një lajm që ka tronditur të gjithë opinionin sportdashës në Shkodër dhe jashtë saj. Fillimisht, e ndiejmë detyrim moral që në emër të klubit t’iu kërkojmë një ndjesë të madhe publike të gjithë sportdashësve shkodranë për këtë tronditje që iu kemi shkaktuar.

Stafi i KF Vllaznia sh.a., futbollistët dhe stafi teknik, janë përgjegjësit kryesorë të rënies së ekipit dhe kjo përgjegjësi po analizohet hap pas hapi dhe shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe masat përkatëse. E theksojmë se Bashkia e Shkodrës, si aksionare e vetme e klubit, ka plotësuar të gjitha kërkesat që i kanë vajtur në mbështetje të Vllaznisë. Kjo e shton edhe më shumë përgjegjësinë tonë për atë që i ka ndodhur Vllaznisë.

Në orët e në ditët në vijim do të komunikojmë sërish së bashku dhe përmes jush me sportdashësit shkodranë, lidhur me të sotmen dhe të nesërmen e KF Vllaznia sh.a. Natyrisht, do të jetë Këshilli Bashkiak, në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të klubit, që do të marrë vendimet e duhura për përballimin e situatës aktuale dhe kthimin e Vllaznisë aty ku e ka vendin brenda sezonit 2018-2019”.

Related posts

E RRALLË NË SHQIPËRI/ Skuadra e Kategorisë së Parë në duart e 6 vëllezërve

Delo.autor

I NGADALTË DHE PASHËNJESTËR/ Hazard ka humbur identitetin (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Çudia me skuadrën e Koeman, Barcelona nuk fiton asnjeherë kur e “vjedh” topin

Delo.autor

Leave a Comment