Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS INCIDENTIT ME PORTIERIN TEQJA/ Partizani mbetet me dy “Gardianë”, ja gjendja e klubit

Në merkaton e verës Aldo Teqja la Skënderbeun dhe iu bashkua Partizanit.

Me afrimin e gardianit 24- vjeçar, të kuqtë lanë të lirë portierin Dashamir Xhika, pasi Teqja ishte vendosur të ishte zëvendësuesi i parë i kapitenit Alban Hoxha.

Portieri i tretë i të kuqve është 18-vjeçari Livjo Malaj, i cili është edhe pjesëtar i Kombëtares U-19. Me incidentin e fundit të ndodhur me Aldo Teqjen, i bie që Partizani të mbetet me dy portierë, Alban Hoxhën dhe Livjo Malajn.

Kështu që, deri në mësimin e fatit dhe gjendjes shëndetësore të 24-vjeçarit, i bie që Malaj të jetë portier i dytë dhe për të plotësuar boshllëkun mund të kërkohen përforcime nga të rinjtë apo ekipi B.

Related posts

PAS 11 MINUTASH LOJË/ Italia pëson gol me mbrojtje të çoroditur (VIDEO)

Delo.autor

“JAN DY GJËRA…”/ Ish-sulmuesi rihap debatin: CR7 talent i prodhuar, një si Messi nuk vjen kurrë

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Klopp jep lajmin e madh: Jemi zjarr…

Delo.autor

Leave a Comment