Sport

Ronaldo për krahasimet me Salah: Unë jam ndryshe nga të gjithë

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk ka krahasim mes tij dhe sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Të dy, sikurse Ronaldo ashtu edhe Salah kanë qenë në formë superiore për klubet e tyre përkatëse këtë sezon, ku portugezi shënoi 43 gola për Real Madridin dhe egjiptiani 44 për Liverpoolin.

Këta dy futbollistë do të përballen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë filluar krahasimet mes tyre, por Ronaldo ka thënë se janë krejtësisht të ndryshme

“Njerëzit duan të krahasojnë me lojtarët e tjerë, por unë jam ndryshe nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për BT Sport.

Cristiano Ronaldo 

“Salah është ndryshe nga të gjithë, prandaj jemi të ndryshëm”.

Mohamed Salah 

“Ai luan me të majtën, unë luaj me të djathtën. Unë jam i gjatë, ai është pak më i shkurtër”.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Bylis zyrtarizon afrimin e sulmuesit

Delo.autor

E KA IDHULL/ CUTRONE befasohet nga MORATA, MILANISTI: Ai pë mua është…

Isa.Autor

Girona befason Barcelonën/ Shikoni çfarë goli fantastik realizohet në “Camp Nou” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment