Sport

Juventusi udhëheq garën për transferimin e Forsberg

Juventusi thuhet se është njëra nga tre klubet që kryesojnë garën për të nënshkruar me yllin suedez të RB Leipzig, Emil Forsberg.

Por, sipas mediumit SportExpressen, Juve tashmë kanë biseduar me agjentin e Forsberg, Hasan Cetinkaya, siç kanë bërë edhe Arsenal dhe Atletico Madrid.

Megjithatë, gazeta paralajmëron se Zonja e Vjetër ka përparuar më shumë në negociata për transferimin e suedezit.

Forsberg është ylli kryesor i RB Leipzigut (Getty Images)

Skuadra gjermane thuhet se ka vendosur dhe kërkon një çmim prej 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Për më tepër, skuadra gjermane do të ishte e gatshme të mbante 26-vjeçarin duke e bërë atë lojtarin më të paguarin të Suedisë.

 Ylli i Leipzigut mund të luaj pa problem tri pozitat pas sulmuesit kryesor, por pozita e preferuar është ajo e anësorit të majtë.

Related posts

ZYRTARE/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri

F.autor

U LARGUA NGA INTER/ Conte shijon pushimet në det dhe bën xhiro me… gomordare (VIDEO)

Delo.autor

LAJME TË MIRA NGA DE LIGT/ Ja kur Juventus mund të “përqafojë” sërish mbrojtësin

Delo.autor

Leave a Comment