Futboll Sport

Dy brazilianët takohen me presidentin e Kamzës/ Lajme të mira në kampin kryeqytetas pas qëndrimit në Superligë

Kamza ka mundur të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Fill pas plotësimit të këtij objektivi, drejtuesit e klubit kanë nisur nga punë për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor i kamzalinjve është ruajtja e shtyllës së grupit.

Lidhur me këtë detaj, së fundmi konfirmohet se dy lojtarët brazilianë të Kamzës, Leo Lelis dhe Bruno Arrabal kanë konfirmuar qëndrimin edhe për një vit në ekip. Kjo gjë pritet të ndodhë dhe me trajnerin Julian Ahmataj që ishte personi që siguroi mbijetesën e skuadrës në Superiore.

Mësohet se dy lojtarët brazilianë kanë drekuar ditën e djeshme me presidentin e klubit, Naim Qarri ku i kanë dhënë “OK” për sezoni e ri duke shtyrë me një vit qëndrimin te Kamza. Sigurisht që votbesimin e presidentit pritet ta ketë dhe trajneri i cili bëri një punë të shkëlqyer në fund të sezonit duke ndihmuar skuadrën e Kamzës.

Related posts

Barça mbyll merkaton e janarit, Griezmann objektivi i verës

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpool dhe tregon si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

Skënderbeu i mban të gjithë në ajër, Partizani më i rrezikuari. Ja prapaskenat në pritje të KAS-it

Sadik.Autor

Leave a Comment