Futboll Sport

Tronditët sheiku i PSG/ Super ylli po transferohet te gjiganti nga Serie A

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot mund të kalojë në Napoli gjatë afatit verorë.

Mundo Deportivo raportoi të enjten se Juventusi ishte në pozitën të mirë për transferimin e Rabiot, por CalcioNapoli24 pretendon se me emërimin e Ancelottit në krye të Napolit, gjërat kanë ndryshuar.

Faqja e internetit spanjoll shpjegon se francezi mund të zëvendësojë Marek Hamsik, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me lëvizjet në Kinë.

Rabiot shënoi pesë gola dhe shtatë asistime në 49 paraqitje për PSG gjatë sezonit 2017-18, duke fituar tri kupat e brendshme.

Megjithatë, BBC Sport shkruan se Rabiot ra nga forma gjatë përformancës së tij Champions League, ku ekipi i tij PSG u eliminua nga Real Madrid.

Për më tepër, 23-vjeçari u tërhoq nga lista e Kombëtares franceze për Kupën e Botës, pasi ishte lënë jashtë skuadrës së 23-lojarëve të Didier Deschamps.

Related posts

“MENDOVA SE DO TË ISHA I LUMTUR”/ Neymar rrëfen për rikthimin e mundshëm tek Barcelona më 2019

Delo.autor

NDRYSHIM I PLANEVE PËR TË ARDHMEN/ Kampioni i botës përgatit lamtumirën: Kam vendosur të ndryshoj

Delo.autor

“UNË JAM HISTORIA E FUTBOLLIT”/ Ibrahimovic zbulon ëndrrën: Dua t’ia thyej turinjtë “The Rock”

Delo.autor

Leave a Comment