Champions League Futboll Sport UEFA

Liverpool-Real Madrid/ Dueli madhështorë që mund konkurrencën e një finalje Botërori…

Për ish-kapitenin Liverpoolit të famshëm të viteve ’70-’80 Phil Thompson finalja e së dielës së Ligës së Kampioneve midis dy gjigandëve të futbollit europian Liverpoolit dhe Real Madridit ka një peshë më të madhe se një finale e Kupës së Botës.

Thompson ka folur me superlativat më të mëdha për lavdinë dhe përkrahjen që gëzojnë këto dy skuadra në mbarë botën.

” Janë të gjithë të kuqtë kundër të bardhëve. Do të jetë një skenë e jashtëzakonshme. Ju filloni të kuptoni se kjo është ndeshja më e ndjekur në futbollin botëror, më shumë se një finale e kampionatit botëror.

Lavdia të fton dhe përjetësia pret”, deklaron për “talkSPORT” qendërmbrojtësi i Liverpoolit.

Thompson e ka fituar medaljen e kampionit të Europës tre herë, ku në dy raste ka patur luksin të ngre 2 herë trofeun më të cmuar të futbollit europian në rolin e kapitenit të “Të Kuqve”.

Related posts

E PABESUESHME/ Ronaldo me Messin BASHKOHEN në “Santiago Bernabeu” sepse…

Isa.Autor

90 MINUTA NË STOL NDAJ PARMËS/ De Ligt mund t’i ndodhë e PAPRITURA me kombëtaren

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Manchester United kalon në finale me humbje, Villarreal shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment