Formula 1 Sport

Shfaqet Red Bull/ Verstappen-Ricciardo dominojnë provat e lira në Montekarlo

Në pistën qytetase dhe spektakolare të Montekarlos janë zhvilluar dy sesionet e para të provave të lira në Formula 1, në prag të garës së Çmimit të Madh të Monakosë që do të zhvillohet ditën e diel. Dy makinat Red Bull me Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen kanë qenë më të shpejtat në pistë, me australianin që e ndali kronometrin në 1’11”841, piloti i vetëm që zbriti në 1’12”. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel. Vetëm i katërti Lewis Hamilton me Mercedes, kryesuesi i botërorit e pas tij u renditën finlandezët Kimi Raikkonen (Ferrari) e Valtteri Bottas (Mercedes).

Surprizë paraqitja e makinës austriake, që dha dy kohët më të shpejta në pistë, duke konfirmuar se do të jetë favorite për garën e së dielës, por edhe Ferrari ishte e shpejtë. Disi më pas u duk në këtë pistë makina Mercedes, që duket se nuk ka potencialin e garave të fundit, në një pistë kaq teknike si kjo e Montekarlos, me shumë kthesa. Mirë u paraqitën edhe dy makinat McLaren, me Vandoorne e Alonso, respektivisht në vendet 8 e 9. Nesër, ora 15:00 do të zhvillohet provat zyrtare, ndërsa ditën e diel, në orën 15:10 do të nisë gara e Çmimit të Madh të Monakosë.

Related posts

RACIZMI NDAJ JUAN JESUS/ Lojtari i Interit nuk grumbullohet nga kombëtarja

F.autor

E FUNDIT/ Trajneri i Portugalisë zbulon gjendjen e Cristiano Ronaldos

Delo.autor

Këngëtarja shqiptare do të këndoj në ceremoninë hapëse të finales së Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment