Futboll Ligue 1

Cavani zbulon të ardhmen dhe “vesin” që e ndihmon të shënojë gola

Edinson Cavani i është betuar për besnikëri Paris Saint-Germain. Në një intervistë të dhënë për “Daily Telegraph”, 30-vjeçari uruguaina ka zbuluar dy objektivat e tij.

“Dua ta mbyll karrierën te Paris Saint-Germain dhe të fitoj Champions League me këtë klub”, ka thënë ai. Në lidhje me gjërat që ka qejf të bëjë dhe që nuk kanë lidhje me futbollin, “Matador”-i ka shpjeguar se:

“Peshkimi më ndihmon shumë si futbollist, sepse duhet të presësh momentin e duhur për të sulmuar, në mënyrë që ta kapësh peshkun. Është ajo që duhet të bëjë një sulmues, të presë momentin e duhur për të goditur. Duhet të kesh durim dhe të jesh i vëmendshëm ndaj detajeve”.

Related posts

“ISHTE NJË SEZON I VEÇANTË, SEPSE…”/ Ylli Morata: Me ose pa Allegrin në stol, e ardhmja ime nuk ndryshon

Delo.autor

NDIZET MERKATO E VERËS/ PSG mbetet vetëm, 100 milionë euro nxjerrin Real dhe Bayern nga gara

Delo.autor

TË GJITHË PRESIN DE LIGT/ Juventus befason duke blerë lojtarin e talentuar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment