Futboll La Liga

Dëmtohet Karim Benzema, deri në 3 javë jashtë fushës së lojës

Zinedine Zidane do të detyrohet t’i rishikojë planet e sulmit pasi Karim Benzeman është goditur nga një dëmtim në ije, i cili do ta lërë jashtë fushës dy deri në tri javë.

Edhe pse Real Madridi vetëm sa iu rikthye seancave stërvitore pas pushimit dimëror, ndeshjet do t’i vijnë varg në janar me Benzeman që do të mungojë të paktën për dy ndeshjet e Kupës së Mbretit kundër Numancias, ndeshjet e La Ligës kundër Celta Vigos dhe mbase Villarrealit dhe Deportivo La Corunas.

Benzema e pësoi këtë lëndim në El Clasico ndaj Barcelonës më 23 dhjetor, dhe mungoi në stërvitjen publike të shtunën dhe iu nënshtrua skanimeve teksa nisi programin e rikuperimit.

Related posts

Edin Dzeko shënon ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

3 GOLA PËR 8 MINUTA/ Sancho vazhdon të mahnitë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Rezulton pozitiv me COVID-19 edhe në testin e dytë mesfushori i Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment