Futboll Sport

Ish-dizenjatori Hoxha: Drejtues klubesh memecë, Prokuroria ta nisë nga FSHF-ja

Arsen Hoxha bën një bilanc të detajuar për sezonin që sapo u mbyll dhe përtej vlerësimit për disa përmirësime të dukshme, ai mbetet kritik për shumicën e gjërave. Ish-arbitri i FIFA-s dhe ish-disenjatori i arbitrave në FSHF kërkon masa drastike për rastet e dhunës, por ndërkohë i mëshon edhe nevojës për reformim të thellë në federatë dhe strukturat e saj. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai vlerëson me notë të ulët gjyqtarët e Superiores dhe e cilëson si problem madhor paracaktimin e rezultateve, që sipas tij kanë mbetur në të njëjtat nivele ashtu si më parë. Sapo përfundoi një sezon jo pak i përfolur.

Cili është vlerësimi juaj?

Të gjitha sezonet që kanë përkuar me votimin e Presidentit të FSHF-së, natyrisht jo zgjedhjen e tij, janë shoqëruar me problematika jo të vogla. Megjithatë, niveli i organizimit ka qenë më i mirë se vitet e shkuara dhe kjo jo vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe në të gjitha kategoritë e tjera, përfshirë këtu edhe futbollin amator. Mendoj se edhe në aspektin profesional kampionati, veçanërisht ai i Kategorisë Superiore, pati një përmirësim të ndjeshëm. Ekipet e Skënderbeut, Kukësit, Gjirokastrës, Laçit dhe pjesërisht Flamurtarit, i cili u godit jo pak nga vendimet e gabuara të arbitrave, i dhanë ndeshje të një niveli të lartë këtij kampionati.

Related posts

Federata Franceze e Futbollit e dëshiron Zinedine Zidane për trajner

Sadik.Autor

16 VJET KONTRIBUT PËR KOMBËTAREN TONË/ Ditë historike për “Tifozat Kuq e Zi”, ja ngjarja e veçantë

Delo.autor

PAS KONFIRMIMIT TEK BARCELONA/ Valverde zbulon të ardhmen e Rakitic

Delo.autor

Leave a Comment