Futboll Sport

U SHPALL “PORTIERI MË I MIRË I VITIT”/ Alisson triumfues frymëzon me fjalimin prekës

Në vijim të ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të “FIFA Football Award” që u mbaj këtë të hënë në La Scala të Milanos, vëmendja është përqendruar për disa momente mbi brazilianin e Liverpool, Alisson Becker.

Ylli i “Të Kuqve” fitues i Champions League në edicionin e fundit u shpall “Portieri më i mirë për vitin 2019”, duke triumfuar në rivalitetin me dy gardianët e tjerë: Marc-Andrè ter Stegen të Barcelonës dhe Ederson të Manchester City.

Ky çmim është një nder i madh. Është një shpërblim për gjithçka që kam bërë në jetën time për të qenë këtu. Dua të falënderoj familjen time, bashkëshorten time, vajzën time Elena dhe djalin tim Matteo”.

“Të gjithë më sollën këtu, u jam mirënjohës atyre për faktin që ndodhem këtu për të marrë këtë çmim. Shpresoj të përfaqësoj të gjithë brazilianët që ëndërrojnë të bëhen futbollistë. Mos u dorëzoni, luftoni për ëndrrën tuaj. Faleminderit të gjithëve, deklaroi më i miri mes portierëve nga skena e eventit.

Related posts

BËRI KTHESËN NDAJ TIRANËS/ Gega: E thyem tabunë, hyrja e Hebajit na dha një shtysë

Isa.Autor

Kaos te Tirana! Ngjiten në Superiore, por Ze Maria braktis stadiumin pas ndeshjes

Sadik.Autor

Sabatini flet për merkaton e Interit, tregon vendimin për Joao Marion

Q.Autor

Leave a Comment