Futboll Sport

Tragjedia në Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

I riu që goditi të dashurën e tij duke i shkaktuar vdekjen dhe që më pas u vetëvra quhet Federico Zini, i cili nesër do të bënte 25 vjeç, luante në skuadrën e futbollit të Tuttocuoio që militonte në kampionatin e Serie D në Itali. Ai luante prej kohësh në kategorinë e diletantëve në Itali, ndërsa roli i tij ishte sulmues kryesor.

E fejuara e tij, Elisa Amato, 30 vjeçe, jetonte në Prato. Të dy trupat u gjetën brenda një makinë, në një parkim në zonën e Gargozzi. Nga ajo që mësohet nga burimet hetimore, vrasja ka ndodhur në San Miniato në Pisa.

Mësohet se të dy të rinjtë kanë debatuar fillimisht në shtëpinë e vajzës, në Prato, më pas Zini e ka detyruar atë që të shkojë drejt makinës ku i janë drejtuar rrugës për në San Miniato, ku krimi u konsumua. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ata të mjekësisë ligjore për të analizuar më mirë situatën.

Related posts

Formacionet zyrtare: Inter – Lazio

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atletiko Madrid firmos me sulmuesin portugez… (FOTO)

Delo.autor

Portieri rumun dërgon vonesën e lojës në një nivel tjetër (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment