Futboll Premier League Sport

Chelsea gati të ofrojë Batshuayi plus 25 milionë € për Pulisic

Pas huazimit të suksesshëm te Borussia Dortmund, duke shënuar nëntë gola në 14 ndeshje të Bundesliga-s, klubi gjerman kërkon ta blejë përfundimisht yllin e Chelsea-t Michy Batshuayi.

Sipas Daily Mail, drejtuesit gjermanë kanë filluar përsëri kontaktet me ata të Chelsea-t për ta rikthyer Batshuayi në Gjermani.

Vetë lojtari është treguar diplomatik, duke thënë se të dy klubet janë të mrekullueshëm.

Thuhet se Chelsea do të hiqte dorë nga sulmuesi vetëm nëse BVB i ofron 57 milionë euro, por në të njëjtën kohë ka shfaqur interes të madh për amerikanin e Borussia-s, Christian Pulisic.

Pra një shkëmbim mes dy talenteve plus ca para nga Chelsea do të ishte një opsion i mundur.

Borussia e vlerëson amerikanin rreth 80 milionë euro, pra Blutë e Londrës duhet të paguajnë rreth 25 milionë euro plus Batshuayi.

Related posts

ULËRIMA, GRUSHTE e SHKELMA/ “Selman Stërmasi” tundet nga Ze Maria. Ja 15 minutat e tërbimit (FOTO)

Isa.Autor

1 VIT PA SHËNUAR ME GODITJE TË LIRË/ Sa shumë mungon Ronaldo te Reali!

Delo.autor

INTER-SASSUOLO/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Raspadori SHTANG “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment