Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Inter ka një problem 40 milionë euro, kthen sytë nga Manaj me shokë

25 milionë euro të përftuara nga shitja e Kondogbia i ka siguruar Interi-t suficitin e parë prej 5 milionë eurosh. Rruga për të arritur te kuota 40 milionë euro, e përcaktuar nga Fair Play Financiar të UEFA-s dhe që duhet arritur brenda 30 qershorit, është akoma e gjatë. Por drejtori sportiv, Ausilio, ka filluar punën. Pa harruar edhe se një pjesë e shumës do të plotësohet nga marrëveshjet e reja me sponsorët, që do të zyrtarizohen shumë shpejt.

Ndërkohë, e ardhmja e Nagatomo do të jetë akoma në Stamboll. Galatasaray ka vendosur ta blejë japonezin për rreth 3 milionë euro, një shifër që të ulë më tej diferencat me kërkesat e UEFA-s. Strategjia në vazhdim do të jetëa e të rinjve me të drejtën e blerjes mbrapsht të tyre.

Të rinj cilësorë si Puscas, lojtari i datëlindjes 19996, që në këtë sezon ka fituar eksperiencë gjatë huazimit te Novara. Pëlqehet shumë nga Bologna dhe Cagliari (Inter mund ta përfshijë në operacionet për Verdi dhe Barella). Miliona të tjerë mund të vijnë nga shitja e Pinamonti-t, i cili ka qenë një hap larg Sassuolo-s janarin e kaluar. Mesfushori Emmers, që sapo ka rinovuar, pëlqehet nga Sampdoria.

Më pas vjen Vanheusden, mbrojtës 18-vjeçar belg, i cili e ka mbyllur eksperiencën zhgënjyese te Standard Liegi dhe po kërkon të huazohet te Oostende, gjithmonë në Belgjikë. Në merkaton, në pritje të ofertave konkrete, është edhe Longo (këtë sezon te Tenerife). Sulmuesi shqiptar Manaj do të blihet nga Granada (ku ishte huazuar), që është në pronësi e Desports Group, kompani kineze që zotëron edhe Parma-n, një destibnacion i mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Related posts

“ALL STAR GAME”/ LeBron James “refuzon” fanellën e Kobe, ja numri që do të mbajë

Delo.autor

I MJAFTOJNË 2 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Escuerdo, Duarte ndëshkon Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

PSG E DO ME PATJETËR/ Barcelona në hall për RAKITIC, ja plani i fundit i katalanasve

Isa.Autor

Leave a Comment