Albanian Stars Futboll Seria A

Pagliuca i thur elozhe shqiptarëve: Strakosha i jep pikë skuadrës dhe bravo Tares…

“Lacio është padyshim zbulimi i vitit”. Janë këto fjalët e Xhianluka Paljukës, i cili ka dhënë komentin e tij për “Radio Incontro Olympia”. “Merita e rezultateve të tyre duhet ndarë: Inzagi ndoshta nënvlerësohet, por është një prej trajnerëve më të mirë të kampionatit.

Më pas vjen Tare, të cilin e njoh shumë mirë sepse ka qenë shoku im i skuadrës te Bolonja për dy vite: ble lojtarë gjysmë-të panjohur të cilët dalin zbulime, si Milinkoviç- Saviç që më pëlqen shumë. Klubi po operon mirë, pra komplimente Lotitos (presidentit) dhe mikut tim Peruci, një person i shkëlqyer”.

Paljuka, aktualisht përgjegjës i portierëve të akademisë së Bolonjës, ka mbetur i mahnitur nga rendimenti i Strakoshës: “Bashkë me Handanoviçin e Alisonin është numri një që sjell më shumë pikë për skuadrën e tij në fund të sezonit”.

Related posts

NGRITI CHEMPIONSIN NË 2010/ Po vjen dita e madhe e INTERIT, flet legjenda Zanetti

Isa.Autor

A do të shkojë te Reali? Laudrup zbulon bisedën me Hazard

Isa.Autor

KLOPP PYETET PËR KORONAVIRUSIN/ Tekniku gjerman shpërthen ndaj të gjithëve!

Delo.autor

Leave a Comment