Gossip Sport

Nigeria ndalon gratë nga Rusia në hotel, me përjashtim të njërës!

Mesazhi i Gernot Rohr, trajneri i Nigerisë, ka qenë shumë i qartë. Futbollistët e kombëtares mund të marrin me vete, gratë, të fejuarat dhe fëmijët në grumbullimin e ekipit në Rusi, por ka një rregull shumë të qartë: futbollistët beqar do të rrinë vetëm në dhomë dhe ndalohet rreptësisht futja e grave nga Rusia në hotel!

Nëse ndonjë nga 23 lojtarët e Rohr do të shihet në shoqërinë e ndonjë femre, që është nga Rusia, ose të ndonjë “shoqëruese me para”, atëherë do të përjashtohet menjëherë.

Gjithsesi, ky rregull nuk vlen për të gjithë, sepse do të thyhet në një lloj mënyrë nga kapiteni, ish-mesfushori i Chelsea, John Obi Mikel…

Arsyeja? Ai do të lejohet të fusë një femër ruse në hotel. Më saktësisht, kapiteni do të jetë i shoqëruar Olga Dyachenko, modelja ruse, që është bashkëshortja e tij.

Për të tjerat dera e Nigerisë është e mbyllur dhe Zonja Mikel, bashkë me dy fëmijët e çiftit, do të jetë e vetmja Zonjë e Shtëpisë…

Related posts

Inter, frikë për Wanda Nara: sulmohet në makinë

Delo.autor

NAPOLI NUK KA RIVAL NË SERIE A/ Skuadra e Spallettit triumfon ndaj Salernitanës

Delo.autor

Seedorf “përplaset” me tifozët e Deportivos

Sadik.Autor

Leave a Comment