Bundesliga Futboll Sport

5 arsye se përse Niko Kovac është i duhuri për Bayern

Bayern Munchen do të drejtohet që nga sezoni i ri nga ish-trajneri i Kroacisë dhe Eintracht Frankfurt-it Niko Kovac. Largimi më se i pritur i veteranit të stolit Jupp Heynckes i ka hapur rrugën ish-kapitenit të skuadrës kombëtare kroate dhe lojtarit të Bayern në stolin bavarez. Eksperienca e shkurtër dhe trofetë e paktë kanë ngjallur disa reagime negative te shumë analistë të futbollit dhe tifozët bavarezë.

Por rrëmbimi i titullit të Kupës së Gjermanisë DFB-Pokal në finale nga duart e Bayern Munchen ka krijuar efekt pozitiv te emërimi i Kovac-it. Pavarësisht ndarjes në dy fronte të opinionit publik gjerman, bundesliga.com ka sjellë 5 argumente se përse kroati Kovaҫ është i duhuri klubin bavarez.

 

  1. Të pasurit “ADN-në” e Bayern Munchen

Ka luajtur pak vite me ekipin më të mirë të Gjermanisë, por ky mund të jetë një aset shumë i mirë në menaxhimin e suksesshëm e bavarezëve në të gjitha kompeticionet. Ai ka një raport të konsoliduar dhe me drejtuesit e stafit, sidomos me boshnjakun Hasan Salihamidzic, i cili e njeh mentalitetin e Bayern-it mjaft mirë, duke qenë se ka luajtur për një kohë të gjatë me gjermanët dhe ka detyrën e drejtuesit sportiv që e mori këtë sezon. Gjithashtu, fakti që Kovac është një kroat i lindur në Gjermani e bën të ndihet si në shtëpi në futbollin gjerman dhe përdorimi i rrjedhshëm i gjuhës gjermane është një nga kushtet kyçe që kërkohet medoemos nga kupola drejtuese e Bayern-it.

 

  1. Komunikimi me yjet e ekipit

Kovac ka dhënë prova që gjatë kohës kur drejtoi ekipin e Kroacisë në fazën e kualifikueseve për në Kupën e Botës që u mbajt në Brazil që di të sillet me yjet. Në ekipin ballkanas ksihte emra si Mario Mandzukiҫ, Mateo Kovaciҫ, Ivan Rakitiҫ dhe Luka Modriҫ Kovaҫ dhe ai diti ta fitonte përkrahjen e tyre. Në të njëjtën mënyrë, veproi edhe brenda ekipit të Eintrachtit të Frankfurtit, ku dha besimin e plotë ish-mesfushorit ganez të Milanit, Kevin-Prince Boateng pas një periudhe të gjatë  mospërshtatjeje me shumë ekipe. Motivimi dhe përkrahja nga 46-vjeҫari e ndihmuan Boateng-un të arrinte nivelin më të mirë të karrierës, duke regjistruar 6 gola dhe një asist me “Die Adler” (Shqiponjat). Ai u rendit si lojtari më i mirë i vitit të ekipit të Frankfurtit.

 

  1. I përmirëson lojtarët

Puna e Kovaҫ te Eintracht Frankurt tërhoqi vëmendjen e shumë specialistëve gjermanë të futbollit. Nga një ekip me reputacion të ulët në Gjermani, Frankfurt-i u kthye në një nga surprizat e këtij sezoni. Lojtarët më të mirë të “Die Adler” për këtë edicion si: Ante Rebic, Marius Wolf, Luka Joviҫ dhe Jonathan De Guzman në fillim të fushatës së fundit konsideroheshin si anonimë. Por statistikat e përmirësuara të këtij viti dhe fitimi i Kupës së Gjermanisë tregojnë progresin e madh që ata kanë bërë në karrierë. Me ekipin kampion të Gjermanisë, Kovaҫ do ta ketë shumë herë më të lehtë të marrë më të mirën nga lojtarët tashmë elitarë si Nicklas Sule, Joshua Kimmich dhe Kingsley Koman.

 

  1. Elastik në taktika

Kovac është trajner që punon në detaje me vendosjen taktike të skuadrës në fushë. Ai eksperimenton me shumë rreshtime. Prioritet në mentalitetin e tij është ushtrimi i presionit të lartë ndaj ekipeve që bazohen te talenti dhe cilësia teknike e lojtarëve nëpërmjet pasimeve vertikale dhe lëvizjes së shpejtë me topin. Salihamidzic e vlerëson strategjinë e Kovac-it si shumë të përshtatshme për lojën e kampionëve të 6 fishtë, duke u bazuar te rreshtimi në prapavijë ku bavarezët luajnë zakonisht sipas skemës 4-3-3.

 

  1. Rekorde befasuese

Kur drejton një klub të madh, kërkohet padyshim numri i titujve të fituar të regjistruar në CV. Megjithëse Kovac ka fituar vetëm një trofe në karrierën e tij si trajner futbolli ( e fundit DFB-Pokal) nuk duhet harruar se e fitoi me meritë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë për t’u përballuar, Bayern Munich.  Por tek “dosja” e karrierës së një trajneri të ri duhet ndjekur më me detaje statistikat dhe në këtë aspekt Niko Kovaҫ premton shumë.

Gjatë dy viteve që ka stërvitur ekipin e Eintracht Frankfurtit, rezultatet kanë njohur rritje të qëndrueshme duke i shpëtuar nga rënia nga Bundesliga në tre muajt e parë me “Die Adler”. Më tej arriti vendin e 11-të dhe të 8-të në dy sezonet e fundit. Frankfurt ka rikuperuar me kalimin e viteve më shumë pikë ( 2015/2016 36 pikë, 2016/2017 42 pikë dhe sezonin e fundit 49 pikë), dhe shënuar më shumë (34 gola vitin e parë, 36 të dytin dhe 45 në të tretin).

Ai ka fituar edhe respektin e Juup Heynckesit.

“Mendoj se është një djalë i zgjuar, është i komunikueshëm dhe të gjithë e nisim nga gjëja më e vogël. Por ai do të drejtojë një ekip që funksionon mire, diçka që është e rëndësishme dhe e vlefshme, kështu që ka për të ecur te Bayern”, deklaron fituesi i dy Ligave të Kampioneve (1998, 2013) dhe ish-trajneri që ka udhëhequr bavarezët në tri periudha Heynckes.

Related posts

KUPA E ANGLISË/ Juan Mata zhbllokon sfidën ndaj Wolves me një gol “alla Messi” (VIDEO)

Delo.autor

SHËNON MË SHUMË SE KUSHDO NË BOTË/ Sulmuesja e Kombëtares vendos rekord

Delo.autor

U MPOSHTËN NGA LAZIO/ Ronaldo i bashkohet motivit të ekipit: Le të vazhdojmë deri në fund…

Delo.autor

Leave a Comment