Futboll Sport

Një “Sowe” i ri për Kukësin, zbulohen lëvizjet e fundit në kampin verilindor

Kukësi mundi që këtë vit të bëjë një sezon të mirë, duke mos fituar kampionatin, por mundi të kualifikohej në Europë. Sigurisht që kjo arritje tani kërkon që skuadra verilindore të bëjë një paraqitje të mirë në turet e këtij kompeticioni.

Nisur nga fakti që tre sulmuesit me të cilët Kukësi bëri lojën këtë vit, Elis Bakaj, Amido Balde dhe Sindrit Guri janë larguar, drejtuesit e klubit kanë menduar që të fokusohen makismalisht në merkato në repartin e sulmit, kërkesë kjo e bërë dhe nga trajneri Peter Pacult.

Tekniku ka kërkuar minimu dy sulmues në merkaton e verës. Njëri tashmë është zbuluar. Bëhet fjalë për ganezin 23-vjeçar, Robert Ghansah. Ai ka lindur në Akra në Ganë në vitin 1994.

Ai njihet si një sulmues potencia i cili ka treguar vlerat e tij në ekipet ku ka qenë pjesë. Mësohet se mes dy palëve ka patur kontakte dhe se 23-vjeçari është treguar i gatshëm për të arritur një marrëveshje, me dëshirën e madhe që të ndihmojë skuadrën dhe të bëjë një reklamë të mirë në arenën europiane, gjë të cilën kërkojnë dhe drejtuesit e Kukësit.

Related posts

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Liverpool bën goditje të mëdha, Klopp merr dy mbrojtës. Guardiola vendos për…

Delo.autor

ZYRTARE/ Rafinha rinovon kontratën me Bayern Munich

Sadik.Autor

Inzaghi: De Vrij nuk është problem, ndaj Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment