Futboll Sport

Dalipi largohet nga Partizani? Tekniku thotë fjalën e fundit në rrjetet sociale (FOTO)

Pas përfundimit të kampionatit, Partizani ka qenë një ndër skaudrat që është kritikuar më së shumti për shkak se nuk mundi të plotësonte asnjë nga objektivat e përcaktuara në fillim të sezonit. Pas largimit të Sulejman Starovës, në krye të ekipit të kuq u vendos Klevis Dalipi.

Tekniku elbasanas është perfolur se mund të largohet nga pankina e “Demave” për shkak se nuk ka mundur të plotësojë ato objektiva që klubi caktoi me emërimin e tij në krye të skuadrës.

Së fundmi, Dalipi ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shkruan se profesioni që ai ushtron nuk të jep shumë kohë, por për sa kohë do ketë këtë detyrë do japë maksimumin.

@fkpartizani .. Ky profesion s’të jep shumë kohë.. E rëndesishme është që në këto kushte panvarësisht veshtirësive apo situatave të japësh gjithçka mundesh në të vetmen mundësi..”, shkruan Dalipi në llogarinë e tij në Facebook.

Related posts

Real Madrid-Barcelona, ‘El Clasico’ vazhdon edhe jashtë fushe

Q.Autor

DYNAMO KYIV-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon sërish Giroud

Delo.autor

BARAZIMI ME TURQINË U-21/ Trajneri Bushi: Doja të futesha në fushë dhe t’i ndihmoja…

Delo.autor

Leave a Comment