Futboll Sport

Plani i Superiores, e mërkura sjell finalet përcaktuese dhe fatet e Europës

Kampionati po shkon drejt fundit dhe në fund të muajit mbyllet gjithçka. Pas ndeshjeve të së shtunës, sërish të mërkurën do të ketë kampionat. Sfida mjaft interesante, luhet për Europën dhe për mbijetesën. Me shumë mundësi edhe çështja e titullit do të mbyllet, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ndeshjet e javës së 33-të të Superiores. Prej orës 16:00 do të zhvillohen dy takimet e para.

Sytë do të jenë nga Gjirokastra, aty ku Luftëtari me një fitore do të mbyllte garën për vendin e tretë, duke parë që në program ka ende edhe ndeshjen me Lushnjën javën e fundit, që sigurisht nuk mund të mos e kalojë me sukses. Luftëtari pret Partizanin, rival direkt, ndaj edhe ndeshja merr një rëndësi të madhe. Barazimi me Kamzën, duke parë që të kuqtë humbën, rezultoi pozitiv. Nga ana tjetër të kuqtë moralisht nuk janë në gjendjen e duhur: në katër ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë kundër Lushnjës.

Në të njëjtin orar luan edhe Skënderbeun në stadiumin “Roza Haxhiu”. Korçarët do tentojnë të bëjnë autokritikën me verdhejeshilët dhe të mbyllin llogaritë për titullin kampion. Diferenca me Kukësin ka shkuar në tetë pikë kur janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur. Në orën 19:00 zhvillohen tri takimet e tjera, që janë mjaft interesante. Në Durrës Teuta do të kërkojë të marrë maksimumin kundër Kukësit, në mënyrë që t’i afrohet sa më shumë sigurimit të mbijetesës.

Finalja për qëndrimin në elitë luhet në Shkodër. Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia pret skuadrën e Kamzës dhe do të ketë mundësinë ta lërë poshtë në rast se arrin të fitojë. Skuadra e Ernest Gjokës nuk ka rrugë tjetër në shtëpi dhe i duhet të bëjë më të mirën, pasi edhe ekipi i Ahmatajt ka treguar se është një ekip i denjë dhe rivalizues për këdo. Flamurtari luan sërish në shtëpi dhe këtë herë pret Laçin dhe në rast fitoreje mund të kapë vendin e katërt dhe të shpresojë deri në fund për Europën.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Vllaznia pranë goditjes së madhe, i bën ofertë zyrtare ish-mesfushorit të Partizanit…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Hyri në stadium duke përdorur “google”, fiton penallti ndaj Interit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Manchester City, Silva kalon në epërsi “Qytetarët”

Delo.autor

Leave a Comment