Futboll La Liga Sport

Diktati i spanjolleve/ Skuadrat iberike kanë fituar 18 nga 19 trofet europian prej vitit 2014-të

Ta cilësosh dominim ndoshta është pak. Futbolli spanjoll në të vërtetë duket vite dritë larg krahasuar me vendet e tjera europiane. Rezultatet e treojnë qartë, europa e futbollit ka ngjyrat e verdha dhe të kuqe të Spanjës, një domimin i gjithanshëm, në mënyrën e lojës, me “yjet” e futbollit dhe mbi të gjitha me sukseset që kanë arritur skuadrat e vendit iberik. Nga viti 2014, nga 19 trofetë europiane për klube, 18 i kanë fituar skuadrat spanjolle Real Madrid, Sevilla, Barcelona dhe Atletico Madrid.

I 18-ti ende nuk është dorëzuar, por në sfidën e Talinit (Superkupa e Europës 2018) do të përplasen dy ekipe nga La Liga, ose më saktë, do të kemi një derbi madrilen në Europë, Real – Atletico. Vetëm Manchester United, i drejtuar nga Jose Mourinho, ka mundur të ndërhyjë mes skuadrave spanjolle me triumfin ndaj Ajaxit në finalen e Europa League-s në 2017-ën. Nëse llogaritë shtrihen deri në 2008-ën, atëherë mund të flasim për 26 trofe europianë, nga 35 gjithsej, të fituar nga ekipet spanjolle.

Dominimi i futbollit spanjoll në Europë

Champions League 2014: Real Madrid

Europa League 2014: Sevilla

Superkupa e Europës 2014: Real Madrid

Botërori për Klube 2014: Real Madrid

Champions League 2015: Barcelona

Europa League 2015: Sevilla

Superkupa e Europës 2015: Barcelona

Botërori për Klube 2015: Barcelona

Champions League 2016: Real Madrid

Europa League 2016: Sevilla

Superkupa e Europës 2016: Real Madrid

Botërori për Klube 2016: Real Madrid

Champions League 2017: Real Madrid

Europa League 2017: Manchester United

Superkupa e Europës 2017: Real Madrid

Botërori për Klube 2017: Real Madrid

Champions League 2018: Real Madrid

Europa League 2018: Atletico Madrid

Superkupa e Europës 2018: Real ose Atletico

Botërori për Klube 2018: ?

Related posts

ZYRTARE/ Lëvizja që zhbllokon merkaton e Milanin, kuqezinjtë njoftojnë rinovimin e dy “arkitektëve” të titullit

F.autor

COVID-19/ Prishen planet e Manchester United: Numër i lartë lojtarësh të infektuarv

Delo.autor

U BË BUJË NË RRJETET SOCIALE/ Tatuazhet naziste në trup i prishin karrierën, boksieri italian pezullohet nga sporti

Delo.autor

Leave a Comment