Champions League Futboll Sport UEFA

Ekspertët gjermanë zbulojnë përgjegjësin e gafave të Karius (VIDEO)

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar një video nga finalja e Champions League ku duket kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos që godet me bërryl portierin e Liverpool Loris Karius pak sekonda para se ai të bënte atë gafë fatale në Kiev që i dhuroi Benzema-së golin e parë të ndshjes.

Më parë Ramos kishte nxjerrë jashtë loje yllin e Reds-ave Mo Salah me një ndërhyrje të ashpër pa së cvilës ai u dëmtua në shpatull. Port e ZDF ngrenë pyetjen nëse ishte goditja e Ramos ndaj Karius që ndikoi në paraqitjen e tij të tmerrshme në minutat në vazhdim.

Momenti i përplasjes mes Karius dhe Ramos është zmadhuar nga ZDF dhe duket që mbrojtësi spanjoll e godet në fytyrë portierin, por edhe pse ai ankoht, gjyqtari nuk e merr parasysh. Dy minuta më vonë ai përplas topin në këmbët e Benzema dhe Reali kalon në avantazh.

Për mbrëmjen horror të Karius, legjenda e portës gjermane Oliver Kahn, tha: “Nuk mbaj mend të kem përjetur diçka më brutale se kjo nga këndvështrimi i një portiere. Një ndeshje e tillë të shkatërron karrierën”.

Të dielën në mëngjes, portieri gjeman mbuloi fytyrën ndërsa zbriste nga avioni që solli Liverpool-in në Angli nga Kievi, dukshëm i trishtuar për atë që ndodhi një natë më parë. Si të mos mjaftonte dëmtimi i Salah, gafat e tij i dhuruan Real-it dy gola që praktikisht siguruan edhe trofeun e 13-të të madrilenëve në këtë kompeticion, ndërsa Liverpool mbeti në kuotën e 5 trofeve të Champions të fituar.

https://youtu.be/cjehh556Rj8

Related posts

LEGANES-REAL MADRID/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

Arrestohen sulmuesit e trajnerit të Vllaznisë

Q.Autor

E BUJSHME/ Në pritje të “RONALDOS TJETËR”: JUVENTUSI gjen…“KROOSIN E RI”

Isa.Autor

Leave a Comment