Futboll Seria A Sport

Benedikt Howedes: Juventus? Do të shohim situatën, dhe do ta përcaktojmë të ardhmen time

Mbrojtësi i Juventusit, Benedikt Howedes, nuk e di se çfarë do të jetë e ardhmja e tij, por ai pranon se do të ishte emocional për t’u rikthyer në Schalke.

Mbrojtësi gjermane u bashkua verën e kaluar me Juventusin dhe bardhezinjtë kanë mundësinë për ta blerë atë përfundimisht nga Schalke për 13 milionë euro.

Kjo do të duket e pamundur pasi 30-vjeçari ka luajtur vetëm tre paraqitje këtë sezon me Juventusin. Të rikthehem te Schalke? Unë nuk mund ta them këtë, -tha Howedes.

Ndoshta nuk do të jetë vendimi im, por nëse do të luaja sërish në Arena Veltins do të ishte emocionale, sepse është shtëpia ime. 

Unë jam i lumtur në Torino,  situatën do ta përcaktojmë në javët e ardhshme.

Nuk do të kisha asnjë problem të punoja me trajnerin e Schalke kemi folur në mënyrë të sinqertë dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë konflikt me të.

Para këtij sezoni, Howedes kishte kaluar gjithë karrierën e tij me Schalke.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ÇËSHTJA “SUPER LEAGUE”/ Dridhen Juventus, Barcelona dhe Real Madrid. UEFA zyrtarizon vendimin

Delo.autor

PO RAPORTONTE LIVE/ Tifozët skocezë surprizojnë gazetarin duke e PUTHUR NË BUZË… (VIDEO)

Isa.Autor

FINALJA E SUPERKUPËS ME JUVENTUS/ Flet “Gardiani” Strakosha: Jemi gati…

Delo.autor

Leave a Comment