Futboll Seria A Sport

PAPËRGJEGJSHMËRIA E RUGANIT/ Shikoni çfarë bëri para ndeshjes me Interin dhe i rrezikoi të gjithë

Daniele Rugani ishte lojtari i parë në Serie A i infektuar me Koronavirus, i cili në 11 mars deklaroi se ishte pozitiv me këtë virus.

Megjithatë diçka e zbuluar nga e dashura e tij, tregon për një papërgjegjshmëri të mbrojtësit italian. Partnerja e lojtarit, Mishela Persikao ka treguar se futbollistit kishte ndjerë simptoma të Koronavirusit në 7 mars, teksa në 8 mars bëri edhe analizat, pikërisht në ditën që u luajt edhe ndeshja me Interin.

Përgjigja e analizave doli në 9 mars dhe aty u zbulua se mbrojtësi ishte pozitiv. Megjithatë këtu duket papërgjegjshmëria e Ruganit, i cili ndonëse kishte shfaqur simptoma përsëri vendosi të qëndrojë me skuadrën e tij për ndeshjen me Interin, ku rrezikoi të infektonte edhe të tjerët.ruganii

Gjithashtu te Juventusi janë edhe dy lojtarë të tjerë me Koronavirus, Dibala dhe Matuidi, të cilët gjithashtu mendohet se e kanë marrë nga Rugani.

Related posts

“SHPËRTHEN” LAPORTA/ Akuza për komplot, Flick pyetet për rinovimin

F.autor

ËSHTË FUTBOLLISTI I KOMBËTARES U-21/ Sergio Kalaj arrin akordin me klubin e Lazios, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Vallejo kthehet në stërvitje të plotë përpara ndeshjes me Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment