Futboll Seria A Sport

Lazio kërkon shumë për Milinkoviç-Saviç, “stepen” klubet e mëdha

Milinkoviç-Sacviç është një nga mesfushorët më të spikatur të këtij sezoni, jo vetëm në Serinë A, por edhe në futbollin botëror. Mesfushori serb i Lazios ka bindur të gjithë, ndërsa shumë skuadra europiane janë të gatshme të paguajnë shuma të majme, për t’ua marrë bardhekaltërve lojtarin.

Gjithsesi së fundi, presidenti i Lazios, Claudio Lotitto ka deklaruar se synon plot 180 milionë euro për kartonin e tij, duke bërë që shumë skuadra të mëdha europiane të stepen.

Mediat pranë Lazios pranojnë se realisht drejtuesit e bardhekaltërve synojnë të arkëtojnë 120-150 milionë euro nga Milinkoviç-Saviç, ndërsa shpresojnë në një paraqitje të mirë të tij, edhe në kampionatin botëror.

Pikërisht për shkak të këtyre synimeve, deri tani në klubin italian nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, ndërsa Juventus u deklarua jashtë ankandit, duke pranuar se nuk ka aq shumë para sa të afrojë Milinkoviç.

Deri tani sondazhe për mesfushorin serb kanë bërë klube të mëdha si Manchester United, PSG, Real Madrid dhe Arsenal, por duke njohur strategjitë e Drejtorit Sportiv të Lazios, Igli Tare, vështirë se Milinkoviç-Saviç do të shitet para fillimit të gushtit, për të rritur sa më shumë çmimin.

Related posts

LIVERPOOL NË NJË TJETËR “GALAKTIKË”/ Ja 10 rekordet e Premier League, që mund t’i thyejë

Delo.autor

PAS HUMBJES/ Ronaldo i kërkon presidentin Agnelli trajnerin ekspert për të fituar Championsin

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Shakhtar Donetsk. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment