Futboll Premier League Sport

Rekord, Manchester United vendos të paguajë 105 milionë euro për “yllin” e Serie A

Manchester United ka bërë një ofertë prej 105 milionë eurosh për të marrë “yllin” e Lazio, Sergej Milinkovic-Savic dhe me shumë gjasa ai do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga United dhe më i shtrenjti i shitur nga Lazio.

“Djajtë” e kanë ndjekur prej kohësh serbin dhe tani kanë vendosur të ndërhyjnë duke paguar çekun me 105 milionë, për të mposhtur konkurrencën e Paris Saint-Germain, Juventus dhe ndoshta Barcelonës, që po has vështirësi në blerjen e Antonie Griezmann.

Mourinho ka ndërmend të luajë me tre mesfushorë qendre në sezonin e ardhshëm dhe njëri prej tyre do të jetë Matic, tjetri Pogba, për të tretin është gati investimi i madh për Milinkovic-Savic.

Gjithsesi, duhet edhe alternativa të tjera, pasi ka mbetur vetëm Ander Herrera, sepse Carrick u tërhoq nga futbolli, ndërsa Fellaini do të largohet. Kjo është arsyeja përse United po përgatitet të paguajë 60 milionë euro për Fred të Shakhtar.

Related posts

Ministri izraelit zbulon arsyen e penalltisë së gabuar të Lionel Messit

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Partizani: Shpëton për mrekulli porta e Hoxhës, pranë golit të barazimit verilindorët (VIDEO)

Isa.Autor

NDRYSHON KURSI PËR “KUQEZINJTË/ Çështja “Spalletti” drejt shuarjes, favorit për stolin e Milan është…

Delo.autor

Leave a Comment